Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë pajtuar që ta njohin Kosovën pasi ajo të shpallë pavarësinë, dhe t'i bëjnë thirrje pjesës tjetër të Evropës që ta ndjekë shembullin e tyre, shkruan New York Times.
Zyrtarë të lartë evropianë kanë thënë se në një bisedë që presidenti George Bush dhe kancelarja Angela Merkel së fundi kanë zhvilluar rreth Kosovës, ata janë pajtuar se njohja e Kosovës është jetësore për të stabilizuar Ballkanin perëndimor.
New York Times i transmeton zyrtarët evropianë të kenë thënë se SHBA-të në mënyrë agresive po i bëjnë trysni BE-së që të sigurohen se njohja e pavarësisë së Kosovës të mos vonohet as për një javë.
"Buka është pjekur, sepse amerikanët i kanë premtuar Kosovës pavarësinë", transmeton gazeta një diplomat të lartë të Bashkimit Evropian. "Nëse Uashingtoni do ta njihte Kosovën ndërsa vendet evropiane nuk do ta ndiqnin, atëherë kjo do të ishte katastrofë", ka thënë diplomati i lartë i BE-së.
XS
SM
MD
LG