Ndërlidhjet

BUKURESHT


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka deklaruar se detyrë e aleancës është që në Kosovë të sigurohet paqja, të parandalohet dhuna, të mbrohet pakica serbe, por edhe shumica. Scheffer e bëri këtë deklaratë gjatë një vizite në Rumani, ku me zyrtarët rumunë bisedoi rreth përgatitjeve për samitin e NATO-s, i cili do të mbahet prej 2 deri 4 prill.
Pas takimit presidenti rumun Traian Basesku tha se Rumania përkrah anëtarësimin e vendeve të Kartës së Adriatikut në NATO.
"Rumania përkrah zgjerimin e Aleancës Veriatlantike me Kroacinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë", tha Basesku. "Samiti i NATO-s dëshiron të ofrojë në aleancë edhe Serbinë, Bosnjën dhe Malin e Zi".
XS
SM
MD
LG