Ndërlidhjet

UASHINGTON


Politika e Shteteve të Bashkuara është e qartë dhe konsistente dhe Uashingtoni edhe mëtutje mbështet planin e Martti Ahtisaarit, me pavarësi të mbikëqyrur për Kosovës, tha mbrëmë zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Tom Casey.
- Jemi të përkushtuar në zbatimin e planit të Martti Ahtisaarit, i cili përfshinë pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës dhe ky nuk është sekret dhe nuk ka asgjë të re në pikëpamjen apo qasjen tonë ndaj kësaj çështjeje, tha Tom Casey, në pyetjen për të komentuar shkrimin në të përditshmen Nju Jork Tajms, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë pajtuar që ta njohin Kosovën dhe t'u bëjnë thirrje vendeve evropiane që të veprojnë në mënyrë të njejtë, kur Kosova ta shpallë pavarësinë, pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Zoti Casey ka thënë se nuk "nuk ka njohuri" se ekziston marrëveshje për aksionin e përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë lidhur me këtë çështje.
XS
SM
MD
LG