Ndërlidhjet

BAGDAD


Parlamenti i Irakut ka miratuar ligjin që ish anëtarëve të partisë Baath të Saddam Husseinit u lejon që t'i kthehen jetës publike. Mijëra ish zyrtarë të partisë Baath ishin dëbuar nga vendet e punës në qeveri pasi ish lideri irakian, Saddam Hussesin, ishte përmbysur nga invadimi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2003. Kjo kishte shkaktuar kryengritje nga komuniteti arab sunit, që kishte dominuar në kohën e Saddam Husseinit, kundër qeverisë së udhëhequr nga shiitët dhe kundër forcave amerikane. Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar që Parlamenti irakian ta kalojë këtë ligj, që konsiderohet si hap kryesor drejt pajtimit kombëtar.
XS
SM
MD
LG