Ndërlidhjet

ABU DHABI


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush sot e zhvillon vizitën e parë presidenciale në Arabinë Saudite. Vizita e Bushit në mbretërinë pason ato në Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein, Kuvajt, Izrael dhe Bregun Perëndimor.
Dje në një fjalim në Abu Dhabi, Bush e quajti Iranin "sponsorizuesin kryesor të terrorizmit në botë", dhe bashkë me Al Kaedan, kërcënim më të madh për stabilitetin në rajon.
"Ne e dijmë se demokracia është forma e vetme e qeverisjes që i trajton individët me dinjitet dhe barazi. Nga përvoja e dijmë se demokracia është sistemi i vetëm i qeverisjes që siguron paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm", tha Bush.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Manoucher Mottaki, në një paraqitje në televizionin Al Jazeera, e akuzoi Bushin se përpiqet t'i dëmtojë marrëdhëniet e Iranit dhe fqinjve të tij. Turneun e Bushit në Lindjen e Mesme Mottaki e cilësoi si "dështim".
XS
SM
MD
LG