Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia nuk mund të kthehet në izolimin e viteve të 90-ta por, poashtu, nuk mund të tërhiqet nga çështjet e tilla, siç është Kosova në shkëmbim për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, tha kandidati presidencial nacionalist, Tomisllav Nikoliq. "Problemi ynë është se Bashkimi Evropian nuk e kupton se sa shumë do të thotë Kosova për ne", tha Tomisllav Nikoliq dhe shtoi se ai do ta mbështeste "anëtarësimin në BE nëse ata na trajtojnë neve si popull normal, pa kushte, që nuk u paraqiten të tjerëve". Duke u shprehur për rivalët e tij në garën për president të Serbisë, zoti Nikoliq tha se "ata i thonë Perëndimit atë që ai dëshiron ta dëgjoj, ndërsa në shtëpi ata pretendojnë të jenë patriotë të mëdhenjë".
XS
SM
MD
LG