Ndërlidhjet

PRISHTINË


Katër persona janë plagosur nga shpërthimi i një granate nën veturën e qeverisë së Kosovës në Suharekë, ka njoftuar policia. Sipas njoftimit, "vetura që shpërtheu i takonte Ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale, ndërsa në të gjendeshin shoferi dhe katër këshilltarë socialë". Raportohet se të gjithë personat në veturë ishin shqiptarë. Qeveria e Kosovës fuqishëm e ka dënuar këtë incident. "Aktet e këtilla janë absolutisht të papranueshme dhe autorët do të ballafaqohen me drejtësinë", thuhet në një komunikatë të Qeverisë. Zëdhënësi i policisë, Veton Elshani tha se "nuk dihet as motivi dhe as e dhëna se kush ishte në shënjestër të sulmit".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG