Ndërlidhjet

PRISHTINË/NJU JORK


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur për në Nju Jork, të marrë pjesë në mbledhjen për Kosovën të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Takimi i nesërm i Këshillit të Sigurimit për Kosovën do të jetë i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë do jetë e hapur dhe presidenti i Serbisë Boris Tadic do të jetë folësi i vetëm, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara Brandon Varma.
Më tej ai sqaron se në pjesën e mbyllur të takimit do paraqitet raporti i rregullt tre mujor nga shefi i UNMIK-ut, Joachim Rycker. Varma shton së në takimin e mbyllur do flasë dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaci.
Për Radion Evropa e Lirë Varma shtoi se Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon gjendet në Evropë e për pasojë nuk ka gjasa të marrë pjesë në takimin e nesërm për Kosovën. Varma tha se nuk pritet të merret ndonjë vendim në këtë takim lidhur me të ardhmen e UNMIK-ut dhe misionin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë.
XS
SM
MD
LG