Vetëm dy ditë para zgjedhjeve në Serbi, Bashkimi Evropian ka ofruar mundësinë e heqjes së vizave për qytetarët serb në vendet e BE-së. Zëdhënësi i Komisionit Evropian Friso Roscam Abbing tha se BE-ja ka vendosur që me 30 janar të nis bisedimet me Serbinë, por nuk saktësoi se kur mund të hiqet regjimi i vizave.
"Njoftimi për bisedime për heqjen e regjimit të vizave e rifillon përkushtimin politik të Bashkimit Evropian dhe riafirmon perspektivës evropiane të Serbisë", tha Abbing.
Në zgjedhjet presidenciale në Serbi, favoritë janë presidenti aktual pro perëndimor, Boris Tadiq dhe ultra nacionalisti pro rus, Tomisllav Nikoliq.
Integrimi në BE ishte çështje kryesore e fushatës që u bë në periudhën kur pritet që Kosova do ta shpallë deklaratën e pavarësisë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian.