Ndërlidhjet

NEW YORK


Gjykata e Nju Jorkut e ka dënuar sot një shtetas kanadez me orgjinë irakiane me burgim të përjetshëm për lidhjet e tij me Al-Kaidan dhe komplot për sulme me bomba ndaj caqeve amerikane. Mohamed Mansur Xhabarah më herët u shpall fajtor se kishte komplotuar të vrasë shtetasit amerikanë në ambasadat e Shteteve të Bashkuara në Singapor dhe Manila.
Agjentë amerikanë të sigurisë thanë se Xhabarah është takuar me kreun e Al-Kaidas Osama Bin Laden dhe me figurat terroriste në Azinë Juglindore për të planifikuar sulmet në fjalë.
XS
SM
MD
LG