Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i ka inkurajuar serbët e zhvendosur që të kthehen në Kosovë dhe të integrohen në shoqërinë kosovare. Në një debat të zhvilluar në Çagllavicë, Thaçi u ka kërkuar serbëve që të mos e shohin pavarësinë si një akt të frikshëm.
Lidhur me zgjedhjet e nesërme presidenciale në Serbi, të cilat do të mbahen edhe në disa lokalitete në Kosovë, Thaçi ka thënë se ato nuk do të kenë ndonjë ndikim në vend, meqë, sipas tij, Kosova po ec në rrugën e saj drejt pavarësisë.
XS
SM
MD
LG