Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Cdo gjë rreth afateve kohore për shpalljen e pavarësisë do të qartësohet pas vizitës së kësaj jave në Bruksel", tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci për agjencinë e lajmeve Reuters.
"Besoj se shpejt do të bëjmë publike datën, por gjithcka në bashkërendim me Uashingtonin dhe Bashkimin Evropian", shtoi Thaci.
I pyetur të komentojë zgjedhjet presidenciale në Serbi kryeministri i Kosovës tha se "kjo është zgjedhja e Serbisë". Më tej ai shtoi se "do të konfirmojë në Bruksel se Kosova është gati dhe e bashkuar për të shpalllur pavarësinë".
"Do të kërkojë njohjen e përbashkët nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në mënyrë që ta përfundojmë suksesshëm procesin së bashku", tha kryeminsitri Thaci.
XS
SM
MD
LG