Ndërlidhjet

KAJRO


Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, tha se i ka urdhëruar trupat e këtij vendin që t'i lejojnë palestinezët që të kalojnë në Egjipt për të blerë ushqime, me kusht që ata të mos jenë të armatosur. Dhjetëra mijëra palestinezë arritën nga Rripi i Gazës në Egjipt, pasi militantët shkatërruan një pjesë të murit kufitar. Zoti Mubarak tha në Kajro se palestinezët në Gazë po vuanin për shkak të bllokadës izraelite ndaj këtij territori, që udhëhiqet nga Hamasi. Izraeli ka paraqitur shqetësime se gjatë këtij kaosi militantët dhe armatimi mund të hyjnë në Gazë.
XS
SM
MD
LG