Policia e Irakut njoftoi se nga një sulm me bombë në një ndërtesë në Mosul të Irakut janë vrarë së paku 7 vetë dhe plagosur më se 70 të tjerë, ndërsa në Kirkuk nga një makinë bombë janë vrarë pesë persona. Nga Iraku poashtu raportohet se persona të armatosur, që ndodheshin në një veturë, kanë vrarë tre ushtarë, që ishin në patrullë dhe kanë plagosur dy të tjerë. Incidenti ndodhi në Bagdadin qendror.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.