Ndërlidhjet

DAVOS


Duke u shprehur për raportet me Rusinë, sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha se "nmegjithqë ndonjëherë dëgjojmë retorikë të pamatur dhe të papërgjegjshme nga Rusia, që ta përkujton një kohë tjetër" është fakt se të dy vendet "sot po punojnë në mënyrë konstruktive në shumë çështje të interesit reciprok". Këto komente zonja Rice i bëri mbrëmë në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës. Agjencia Reuters mëtutje raporton se Uashingtoni dhe Moska kanë kundërshtime të mëdha lidhur me planet amerikane për mbrojtjen raketore në Evropë, për demokracinë në Rusi, për statusin e Kosovës dhe për luftën në Irak, ndërsa, në një masë, kanë bashkëpunuar lidhur me programin bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG