Ndërlidhjet

Economist: Gazsjellësi i ëndrrave


Amerika më e interesuar se BE-ja për Evropën Lindore

Vendet fatlume nuk kanë nevojë të mendohen gjatë se ku shtrihet e ardhmja e tyre. Por Serbia nuk është një nga ato. Mesazhi nga kandidati kryesues në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale serbe, Tomisllav Nikoliq ishte se Serbia duhet të kthehet nga Rusia dhe t'i kthejë shpinën Bashkimit Evropian.
Pikërisht në këtë kohë gjiganti energjitik rus Gazprom ra dakord për blerjen e kompanisë shtetërore të naftës dhe gazit në Serbi dhe ta bëjë këtë të fundit pjesë të projektit "Rryma e Jugut".
Nacionalizmi atavik i Nikoliqit dhe partisë së tij ka qenë i qartë prej shumë kohësh. Kreu i radikalëve Vojisllav Shesheli gjendet në Hagë i akuzuar për pastrim etnik gjatë luftërave në Ballkan në vitet '90.
Megjithëse këtë vit Nikoliq morri 40% të votave, rezultat ky më i mirë se i katër viteve më parë, ai sërish mund të humbasë në turin e dytë të zgjedhjeve.
Dyshimet në Beograd janë se Tadici ka arritur një ujdi ku përfshihet dhe nënshkrimi i marrëveshjes me Gazpromin në mënyrë që të fitojë mbështetjen nga kryeministri serb Koshtunica. Megjithëse dyshues Koshtunica e di se Tadici është zgjedhje më e mirë për vendin dhe ai e kupton nevojën për të qenë brenda Bashkimit Evropian. Por të tre si Nikoliqi, Koshtunica edhe Tadici nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës.
Pavarësia e Kosovës për një kohë të gjatë është bërë e pashmangshme. Pas sjelljes brutale të Serbisë në vitet '90 shqiptarët në Kosovë kurrë nuk do pranojnë qeverisje nga Beogradi.
Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve anëtare janë të gatshme ta njohin pavarësinë e Kosovës. Por duke ndihmuar Kosovën të marrë pavarësinë Bashkimi Evropian ka nevojë të mënjanojë provokimet e një Serbie armiqësore që do ta bënte rrëmujë të ardhmen e saj.
Në një tjetër artikull po tek Economist shkruhet se Amerika vazhdon të mbetet e rëndësishme për evropianët vecanërisht kur vjen puna tek siguria.
Në kohën kur Kosova është në prag të pavarësisë, kur NATO-ja synon të zgjerohet dhe Rusia vazhdon me politikat e saj energjitike në Evropë cdo lloj debati përfshin Amerikën.
"Rusia po forcohet ne po dobësohemi", thotë një politikan i lartë evropian.
Alarmi bëhet më i qartë në Serbi ku pro rusi Nikoliq kryesoi në raundin e parë të zgjedhjeve. Po kështu edhe për Kosovën. Amerikanët kërkojnë të mos ketë më shtyrje, pasi i druhen dhunës nga padurimi i kosovarëve apo nga provokatorët serbë. Disa evropianë luten dhe për disa javë më shumë ndoshta për të lejuar më shumë bisedime me Serbinë pas zgjedhjeve presidenciale, apo për të qetësuar kundërshtimet e disa vendeve anëtare si Greqia apo Spanja.
Serbia aktualisht është vendi ku Rusia dhe Perëndimi po përballen për të pasur ndikim. Rusia pas marrëveshjeve me Bullgarinë dhe Serbinë për gazsjellësin "Rryma e Jugut" synon të nxjerrë jashtë loje projektin e Bashkimit Evropian NABUKO.
Por linjat e gazit dhe varësia nga gazi rus nuk janë burimet e vetme të kundërthënieve. Zgjerimi i NATO-s është një tjetër. Amerikanët dhe evropianët janë t ëpërfshirë gjerësisht në cështjen e zgjerimit të NATO-s në takimin e Prillit. Kroacia është kandidatja kryesore, kurse Shqipëria dhe Maqedonia janë më pak të përgatitura, por futja e tyre në Aleancë mudn të shihet si një mënyrë për të baraspeshuar jostabilitetin e shkaktuar nga Serbia në rast të pavarësisë së Kosovës.
Megjithatë Bashkimi Evropian duket i heshtur në shkallë të madhe ndaj këtyre problemeve gjeopolitIke dhe duket më i preokupuar me reformat institucionale. Kjo i shqetëson amerikanët. Ish diploamti amerikan, Ron Asmus nga Marshall Fund i druhet rënies së ndikimit të Perëndimit në Evropën Lindore. Dhe ai nuk është i vetmi.

Economist
XS
SM
MD
LG