Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u takua sot në selinë e NATO-s me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Jaap De Hoop Scheffer. Pas takimit, Thaçi tha se ka diskutuar për situatën në Kosovë në prag të shpalljes së pavarësisë, dhe për skenaret që përgatiten nga bashkësia ndërkombëtare, në bashkëpunim me NATO-n dhe BE-në për menaxhimin e situatës pas shpalljes së pavarësisë.
Me takimin e sotëm, Thaçi e përfundoi vizitën në Bruksel. Dje kryeministri i Kosovës u takua me zyrtarët e lartë të BE, Javier Solana dhe Oli Rehn. Pas takimeve ata nuk pranuan të flasin për data dhe as për afate për shpalljen e pavarësisë, ndërsa Thaçi tha se shpallja e pavarësisë do të ndodhë shumë shpejt.
XS
SM
MD
LG