Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u takua sot në selinë e NATO-s me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Jaap De Hoop Scheffer. Pas takimit, Thaçi tha se "Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO do të kenë qëndrim unik për garantimin dhe respektimin e integritetit territorial të shtetit të ri demokratik të Kosovës". Thaçi tha se me kreun e NATO-s ka diskutuar për situatën në Kosovë në prag të shpalljes së pavarësisë, dhe skenaret që përgatiten nga bashkësia ndërkombëtare, në bashkëpunim me NATO-n dhe BE-në për menaxhimin e situatës pas shpalljes së pavarësisë.
Me takimin e sotëm, Thaçi e përfundoi vizitën në Bruksel. Dje kryeministri i Kosovës u takua me zyrtarët e lartë të BE, Javier Solana dhe Oli Rehn.
Pas takimeve ata nuk pranuan të flasin për data dhe as për afate për shpalljen e pavarësisë, ndërsa Thaçi tha se shpallja e pavarësisë do ndodhë shumë shpejt.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG