Ndërlidhjet

PRISHTINË


Rruga e vetme për Kosovën dhe vendet e rajonit është ajo e integrimit euro-atlantik, tha zëvendësja e ndihmës sekretarit të shtetit Rosemary Di Carlo.
Zyrtarja amerikane u takua sot me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilin e ka përgëzuar për përfshirjen e komuniteteve pakicë në qeveri.
Nga ana tjetër, Thaçi ka thënë se data e pavarësisë do të bëhet publike së shpejti, dhe se kjo është në koordinim të plotë me Uashingtonin dhe Brukselin.
Dje Di Carlo shprehu përkushtimin e SHBA-ve për zgjidhje të shpejtë për statusin e Kosovës. "Nëse nuk arrihet marrëveshje mes dy palëve, atëherë plani Ahtisaari është rruga më e mirë përpara", tha ajo, për të shtuar se Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice e diskuton çështjen e Kosovës me aleatët evropianë, në mënyrë që statusi të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur.
XS
SM
MD
LG