Ndërlidhjet

LUBJANË


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka tërhequr vërejtjen se nëse vazhdon bllokada rreth Kosovës, ka rrezik që situata të dalë jashtë kontrollit.
"Nëse kjo bllokadë vazhdon, situata mund të marrë rjedhën e vet. Kjo do të ishte shumë e rrezikshme", tha mbrëmë Ban Ki-Moon pas takimit me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha.
"Këshilli i Sigurimit mbetet thellë i përçarë rreth mënyrës të shkohet përpara me Kosovën. Kjo është e rrezikshme për gjendjen në Kosovë" tha ai. Ban Ki-Moon tha se ende nuk mund ta mbështesë misionin e planifikuar të BE-së për shkak të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare rreth statusit të Kosovës.
Jansha tha se "Bashkimi Evropian është fuqimisht i bindur se dërgimi i misionit në Kosovë ka bazë legale në rezolutën 1244". Ai tha se rezoluta 1244, e cila u hartua në një kohë tjetër, e përmend Republikën Federale të Jugosllavisë, e jo Serbinë.
XS
SM
MD
LG