Ndërlidhjet

KAIRO


Egjipti do të vazhdoj t'i lejojë palestinezët që ta kalojnë kufirin e tij me Rripin e Gazës, ku militantët i kishin shkatërruar barrierat e sigurisë. Mijëra palestienzë kanë kaluar në Egjipt për t'u furnizuar me gjëra të domosdoshme, pasi tash sa ditë, Gaza, që udhëhiqet nga Hamasi, ishte bllokuar nga ana e Izraelit. Sipas agjencisë Reuters, forcat e sigurisë së Egjiptit e kanë reduktuar praninë e tyre në pikat kufitare, pasi një pjesëtar i sigurisë ishte plagosur.
XS
SM
MD
LG