Ndërlidhjet

HAGË


Serbia duhet të dorëzojë të dyshuarit kryesorë për krime lufte në tribunalin e Kombeve të Bashkuara para se plotësisht të mirëpritet në Bashkimin Evropian, tha ministri i Jashtëm i Holandës, një ditë pas takimit të ministrave të BE-së.
"Bashkimi Evropian i ka bërë të qartë Serbisë se e ardhmja e tyre është në Evropë", tha ministri i Jashtëm i Holandës Maxime Verhagen.
"Por zgjedhja e Evropës, gjithashtu nënkupton se ju nuk mund të mbroni njerëzit të cilët ishin të përfshirë në masakrat më të mëdha në Evropë që nga përfundimi i Luftës së dytë Botërore", shtoi Verhagen.
XS
SM
MD
LG