Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Jozef Jung ka arritur për vizitë në Afganistan për bisedime me zyrtarët vendas rreth çështjeve të sigurisë si dhe përpjekjet që po bëhen për rindërtimin dhe zhvillimin e këtij vendi. Pas takimit me homologun e tij gjeneralin Abdul Rahim Wardak, Jung tha se ai është i gëzuar që Gjermania ka votuar për zmadhimin e misionit të sigurisë në Afganistan. Gjermania ka 3000 trupa në Afganistan në kuadër të misionit të NATO-s.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.