Ndërlidhjet

MIAMI


Senatori nga Arizona, John McCain, ka triumfuar në votimet partiake në Floridë, në garën për nominim presidencial të republikanëve. Ai fitoi 36% të votave, ndërsa ish guvernatori i Massachusetts-it, Mitt Romney, 31%. Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, u radhit i treti.
- Për një javë, ne do të jemi shumë afër zgjedhjeve paraprake në shkallë kombëtare. Unë kam ndërmend të fitoj dhe të jem i nominuari i partisë sonë, tha McCain, i cili me rezultatin e fundit, paraqitet si favorit kryesor për nominim republikan për zgjedhjet presidenciale amerikane.
Ndër demokratët, në Floridë fitoi senatorja Hillary Clinton, para senatorit Barack Obama. Raportohet se kandidati tjetër, John Edwards ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga gara për nominimin demokrat.
XS
SM
MD
LG