Ndërlidhjet

BEOGRAD


Bashkimi Evropian i ka filluar bisedimet për heqjen e vizave për qytetarët e Serbisë për udhëtim në vendet e BE-së. Zyrtari i lartë i Komisionit Evropian, Franco Frattini, që po i udhëheqë këto bisedime në Beograd, tha se "e ardhmja e Serbisë është brenda Bashkimit Evropian". Raportohet se kjo është një përpjekje për ta mbështetur kandidatin pro perëndimor në zgjedhjet e Serbisë, Boris Tadiq. Me këtë ofertë BE-ja, poashtu, shpreson se do ta tërheq Serbinë kah Perëndimi dhe do ta zbusë pakënaqësinë lidhur me Kosovën, e cila pritet ta shpallë pavarësinë.
XS
SM
MD
LG