Afganistani rrezikon të shndërrohet në një shtet të dështuar, nëse nuk ndërmerren hapa urgjente për të luftuar kryengritësit dhe kultivimin e opiumit.
Ky është përfundimi i raporteve të hartuara nga dy grupe ekspertësh amerikanë.
Nga ana tjetër organizata humanitare britanike Oxfam ka tërhequr vërejtjen se Afganistani përballet me një katastrofë të mundshme humanitare.
Paralajmërimet e tilla vijnë në kohën kur ka debate për angazhimin e më shumë trupave në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan.
Kanadaja ka kërcënuar se do tërheqë 2500 ushtarët vitin tjetër nëse vendet e tjera të NATO-s nuk kontribuojnë më shumë trupa.