Ndërlidhjet

LOS ANXHELOS


Guvernatori i Kalifornisë Arnold Shvarceneger ka mbështetur kandidaturën e senatorit John McCain në garën brenda republikanëve për zgjedhjen e kandidatit presidencial.
"McCain ka përvojë të jashtëzakonshme në cështjet e sigurisë kombëtare. Ai është një hero amerikan dhe një udhëheqës i jashtëzakonshëm. Kjo është arsyeja përse e mbështes që ai të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara", tha Shvarceneger.
McCain ka marrë dhe mbështetjen e ish kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudy Guliani, pas tërheqjes së këtij të fundit nga gara.
Përveç McCain-it, në garën e republikanëve tash mbetën ish guvernatori i Massachusettsit, Mitt Romney dhe ish guvernatori i Arkansasit Mike Huckabee.
Dje u largua edhe ish senatori John Eduards, kështu që në garë te demokratët mbetën senatorët Hillary Clinton dhe Barack Obama.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG