Ndërlidhjet

VJENË


Bashkimi Evropian nuk pret që Serbia të ndërmarrë ndonjë aksion të dhunshëm nëse Kosova e shpallë pavarësinë, ka thënë mbrëmë zyrtarja e lartë e Komisionit Evropian, Benita Ferrero-Waldner. "Nuk parashohim dhunë apo ndonjë aksion ekstrem nga Serbia. Mendoj se ministri i jashtëm serb, e ka përjashtuar qartas përdorimin e dhunës", u tha zonja Ferrero-Waldner gazetarëve në selinë e OSBE-së në Vjenë. Ajo mëtutje u shpreh se serbët e Kosovës do të mund të vuanin nëse misioni i OSBE-së do të jetë i detyruar të largohet nga Kosova. Diplomatët kanë thënë se Serbia dhe Rusia kanë sinjalizuar se do ta thyejnë konsensusin, për vazhdimin e këtij misioni nëse Kosova e shpallë pavarësinë dhe kjo njihet nga vendet perëndimore.
XS
SM
MD
LG