Ndërlidhjet

NAIROBI


Sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki-Moon arriti në Kenia për të ndërmjetësuar në mosmarrëveshjet e presidentit të vendit dhe liderit kryesor të opozitës, të cilat shkaktuan trazira dhe viktima në javët e fundit.
"Situata e paqëndrueshme e sigurisë në vend e ka vështirësuar shumë operimin e agjencive humanitare. U bëj thirrje të gjithë liderëve politikë t'i lënë prapa interesat partiake dhe të shohin interesin e përbashkët për të ardhmen më të ndritur për Kenian", tha Ban.
Më shumë se 800 njerëz u vranë prej 27 dhjetorit, kur u rizgjodh presidenti Mwai Kibaki. Opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se zgjedhjet ishin manipuluar.
XS
SM
MD
LG