Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga dy shpërthimet vetëvrasëse në Bagdad kanë humbur jetën të paktën 72 vetë dhe janë plagosur dhjetra të tjerë. Zyrtarët irakianë thanë se sulmueset ishin gra, me gjasë me të meta mendore, ndërsa mjetet shpërthyese ishin aktivizuar nga distanca.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se beson që sulmet të jenë kryer nga Al Kaida në Irak. Ambasadori amerikan në Bagdad Ryan Crocker i ka thënë agjencisë Associated Press se sulmet vetëvrasëse tregojnë se Al kaida ka "gjetur mënyrë tjetër vdekjeprurëse" që të destabilizojë Irakun.
XS
SM
MD
LG