Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia i ka dhënë azil politike gruas dhe djalit të ish presidentit serb Sllobodan Millosheviq. Shërbimi i imigracionit në Moskë njoftoi se ata e kanë fituar këtë status në mars të vitit 2006.
Mirjana Markoviq u largua nga Serbia në vitin 2003, pasi u akuzua për abuzim të pushtetit, ndërsa Marko Millosheviq u largua kur u përmbys i ati në vitin 2000. Ata tash jetojnë në Moskë.
Edhe vëllai i Millosheviqit, Borisllav gjithashtu jeton në Moskë. Ai ishte ambasador jugosllav në Rusi.
XS
SM
MD
LG