Ndërlidhjet

BEOGRAD


Nesër në Serbi mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Në garë janë presidenti aktual Boris Tadiq dhe radikali Tomisllav Nikoliq. Fituesi mund të përcaktojë nëse Serbia do ta vazhdojë rrugën e drejt integrimeve evropiane. Të dy kandidatët kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Tadiq përjashtoi mundësinë e përdorimit të forcës, ndërsa Nikoliq ka thënë se Serbia duhet të heqë dorë nga përpjekjet për t'u bërë anëtar i Bashkimit Evropian nëse unioni e mbështet pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG