Ndërlidhjet

UASHINGTON


Dy reaktorët e Rusisë për prodhimin e plutoniumit, që përdoret për armatim, mund të mbyllen më shpejtë se sa ishte e paraparë. Njoftimin e bëri drejtori i Agjencisë federale për energji bërthamore, Sergey Kiriyenko gjatë takimit me sekretarin amerikan të Energjisë, Sam Bodman. Në takim u diskutua për përpjekjet amerikano-ruse që armatimi dhe materiali bërthamor të mos arrijnë në duart e terroristëve. Planifikohej që reaktorët në Seversk të Siberisë, të mbylleshin deri në fund të vitit, por Kiriyenko i ka thënë sekretarit Bodman se kapacitetet së shpejti do të jenë jashtë përdorimit.
XS
SM
MD
LG