Ndërlidhjet

BERLIN


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jap de Hoop Shefer ka kërkuar nga Gjermania të dërgojë më shumë trupa luftarake në Afganistan. Shefer në një intervistë për gazetën gjermane Bild ka shtuar se "Gjermania ka bërë punë për t'u lavdëruar gjatë komandimit të forcave në veri". Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Jozef Jung ka përjashtuar mundësinë e stacionimit të ushtarëve në jug, për të shtuar se mandati i Gjermanisë nuk lejon dërgimin e trupave në rajone të paqëndrueshme.
XS
SM
MD
LG