Tim JUDAH, autor i librit “Kosova: Lufta dhe Hakmarrja”
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Judah, presidenti aktual i Serbisë, Boris Tadiq, është rizgjedhur në këtë post. Si e shihni fitoren e tij dhe ndikimin që ajo mund të ketë në dinamikën e përcaktimit të statusit të Kosovës?
TIM JUDAH
Fjala është për dy çështje, fitorja e tij dhe ndërlidhjet me Kosovën. Ta marrim çështjen e parë fillimsht. Mendoj se ajo çfarë votimet dëshmuan, veçanërisht me pjesëmarrjen e lartë, është se trupi zgjedhor në Serbi ka ndryshuar. Ka shumë njerëz, të cilët kanë votuar për zotin Tomislav Nikoliq, kandidatin radikal dhe atë jo për shkak se çajnë kokën për Kosovën apo janë për nacionalizmin radikal, por thjesht për shkak se ata duan ndryshime. Mbi të gjitha, për faktin se shumica e këtyre njerëzve nuk qëndrojnë edhe aq mirë ekonomikisht dhe kjo është diçka të cilën zoti Tadiq do të duhet ta marrë në shqyrtim në javët, muajt dhe madje vitet e ardhshme. Kur bëhet fjalë për Kosovën, thënë sinqerisht, nuk mendoj se nuk ka shumë dallim. Po të fitonte zoti Nikoliq, atëherë Kosova do të trimërohej të shpallte pavarësinë e saj në ditët e ardhshme. Mendoj se fakti që zoti Tadiq ka fituar nënkupton se pavarësia do të vijë brenda disa javësh. Bashkimi Evropian synon ta përmbyllë një marrëveshje politike me Serbinë para se të ndodhë shpallja e pavarësisë dhe nëse për këtë nevojiten disa javë, atëherë le të jetë kështu. Por, thelbësisht, nuk mendoj se ka shumë dallim.
RADIO EVROPA E LIRË
Përmendët Bashkimin Evropian. Vendet anëtare duket se ende janë duke bërë përpjekje për të gjetur një përgjigje të përbashkët ndaj shpalljes së pavarësisë. Si i shihni këto zhvillime? A mendoni se do të ketë shtyrje të mëtutjeshme?
TIM JUDAH
Nuk jam shumë i njohur me marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet e brendshme në Bashkimin Evropian. Kam përshtypjen se gjërat tashmë janë vendosur pak a shumë. Unë dyshoj se ka një problem, rreth të cilit nuk është biseduar pothuaje fare, pra dyshoj se ka probleme me Ban Ki Moonin, Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Disa vende anëtare të Bashkimit Evropian në veçanti do të donin të merrnin një dritë të gjelbërt nga Ban Ki Moon për misionin evropian në Kosovë. Por, deri më tash, ai ka qenë mjaft i kufizuar në mbështetjen e tij për këtë çështje, duke thënë se Kosova është një problem evropian, edhe pse këtë e kemi ditur. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian duan diçka më të fuqishme se kjo dhe deri më tash nuk e kanë marrë. Kjo mund të jetë pasojë e shqetësimeve të zotit Ban Ki Moon për punën e tij, sepse nëse ai e mbështet misionin evropian, atëherë rusët do të mund të viheshin në lëvizje për ta hequr atë. Mendoj se ky problem është shumë më i madh se ç’janë mosmarrëveshjet midis evropianëve. Duke e thënë këtë, ka edhe njerëz që pohojnë se spanjollët janë shumë të shqetësuar për pavarësinë e Kosovës para zgjedhjeve të tyre në mars. Sado e pabesueshme që mund të tingëllojë, megjithatë duket se ka presione të forta nga spanjollët për të shtyrë gjithçka deri në përfundimin e zgjedhjeve të tyre.
RADIO EVROPA E LIRË
Dhe, si e shihni pakon e masave që Moska ka paralajmëruar se do ta zbatojë pas shpalljes së pavarësisë? Cilat janë rreziqet e mundshme?
TIM JUDAH
Unë vetëm e kam dëgjuar paralajmërimin e tyre se do të ketë një pako masash dhe me sa e di unë, nuk e kemi parë përmbajtjen e kësaj pakoje.
RADIO EVROPA E LIRË
Keni thënë më herët se në veri, Kosova do të përballet me një konflikt të ngrirë. Ende mendoni kështu?
TIM JUDAH
Po. Nuk shoh ndonjë arsye për të ndryshuar pikëpamjet e mia në këtë drejtim. Mendoj se me ardhjen e pavarësisë, udhëheqësit serbë në veri dhe të tjerët do të thonë që serbët ta injorojnë pavarësinë e Kosovës dhe ata e kanë me gjithë mend. Dhe, pikërisht, kjo do të ndodhë.
RADIO EVROPA E LIRË
Dhe, çfarë mendoni për masat që udhëheqësit serbë në Kosovë kanë paralajmëruar për të penguar zbatimin e pavarësisë në vendet e banuara me serbë, sa sfiduese mendoni se do të jetë kjo për institucionet vendëse?
TIM JUDAH
Mendoj se kjo do të jetë një çështje sfiduese në afat të gjatë, nuk është një problem që mund të zgjidhet në një afat të shkurtër apo të mesëm kohor. Kjo për faktin se nuk do të ketë shumë ndryshime. Nuk do të ketë shumë dallim në veprimet e kujtdo qoftë në fillim, por në një afat më të gjatë kohor, pa dyshim që po.
RADIO EVROPA E LIRË
Duke marrë parasysh situatën aktuale në veri, mendoni se ideja e ndarjes është ende gjallë apo shihni integrimin e kësaj pjese?
TIM JUDAH
Ideja e ndarjes, posaçërisht në veri, është shumë e gjallë. Madje, sipas mendimit tim, ndarja tashmë ekziston në një formë de-facto. Gjithashtu, duke marrë parasysh faktin se institucionet e Kosovës nuk do të udhëheqin në veri dhe nuk do të kenë fuqi ndikimi për zhvillimet në veri përballë një ndarjeje de-facto, atëherë mund të pasojë edhe ndonjë vendim de-jure në të ardhmen. Mund apo s’mund të ndodhë, por ideja e ndarjes gjithsesi është ende e gjallë, po.
INTERVISTOI ARBANA VIDISHIQI