Albana Isufi
Mundësia e një krize qeveritare në Serbi, për shkak të mospajtimeve mes subjekteve të koalicionit qeverisës serb, sipas analistëve politikë kosovarë, nuk paraqet ndonjë rrezik për shtyrjen e mëtejme të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Analisti Dukagjin Gorani mendon se çështja e Kosovës e thellon ndasinë ideologjike mes forcave politike në Serbi, por kriza eventuale qeveritare në të vërtetë është më e vejtur se çështja e Kosovës. "Çështja e Kosovës vetëm sa e ndihmon dhe e ravijëzon dhe e profilizon këtë ndasi, por realisht ndasia ideologjike në Serbi daton që nga fillimi i shekullit të kaluar. Ndasia në ato forcat pro-radikale dhe pro-lindore dhe ndarja mes forcave liberale në Serbi është tregim i gjatë. Por, tash edhe çështja e Kosovës e ka sjellë këtë ndasi në pikën e vlimit", thotë Gorani. Në anën tjetër, ish-këshilltari i kryeministrit, Arben Qirezi, alarmon për rrezikun nëse vendoset që statusi i Kosovës të shtyhet për shkak të krizës qeveritare serbe. "Një ndikim eventual i çfarëdo krize politike në Beograd; ajo është e pashmangshme derisa Beogradi nuk e shikon realitetin në sy. Kosova nuk mund të mbetet peng i zhvillimeve politike në Serbi dhe çfarëdo përsëritje e krizës serbe në Kosovë vetëm sa do të shumëfishojë numrin e krizave në rajon dhe do të shkaktonte problem të mëtejmë. Nuk besoj se ndokush në Bruksel dhe Uashington do të pajtohet që zgjidhja e statusit të shtyhet për shkak të krizës në Beograd", thotë Qirezi. Përplasjet në Qeverinë serbe kanë filluar me rizgjedhjen e presidentit Boris Tadiq, i cili nuk u mbështet nga kryeministri Vojisllav Koshtunica gjatë garës zgjedhore. Kryeministri serb ka kundërshtuar nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi me Bashkimin Evropian, hap ky që në Kosovë është pritur për të shkuar më pas me shpalljen e pavarësisë. Sidoqoftë, Dukagjin Gorani nuk mendon se kriza ne Serbi do të ngadalësojë procesin e pavarësimit, madje edhe nëse vendoset që atje të mbahen zgjedhje të parakohshme. "Zgjedhjet e parakohshme nuk sjellin rezultat të ndryshëm nga ai që ekziston tash. Edhe zgjedhjet do ta rikonfirmojnë ndasinë e madhe popullore, kështu që nuk besoj se do të shkohet me zgjedhje të parakohshme; nuk besoj se do të ketë raund zgjedhor dhe se do të shtyhet tutje deklarimi i pavarësisë dhe përgjithësisht procesi statusor i Kosovës. Kjo për dy arsye; e para, me zgjedhje nuk zgjidhet asgjë në Serbi dhe e dyta, shtyrja e pavarësisë për shkak të zgjedhjeve serbe tashmë është treguar të jetë kundërproduktive. Serbia ndodhet para një krize të madhe politike, që ndërhyn thellë në traditën politike serbe e ajo është të zgjedhë mes perëndimit dhe lindjes dhe si e tillë kjo situatë kërkon zgjidhje politike. E nëse ai vendim politik nuk mund te arrihet, vendi do të vijë në një krizë të thellë shoqërore", shprehet Gorani. Arben Qirezi ndërkaq mendon se pavarësisht se cilës rrugë vendos që të shkojë Serbia, kah lindja apo perëndimi, Kosova për të është e humbur. "Në të dy variantet, për Serbinë Kosova është e humbur dhe nuk e besoj se një krizë e tillë qeveritare do të ndikonte në shtyrjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse rezulton me shtyrje, atëherë kriza politike në Serbi do të bartet në Kosovë", tha Qirezi. Në anën tjetër, përfaqësuesit serbë i druhen një krize qeveritare serbe. Dragan Veliq, nga Këshilli Nacional Serb, thotë se lëkundjet në Serbi do të ndikojnë negativisht në procesin e statusit. "Në çdo rast, ndonjë krizë eventuale në Serbi, në institucionet e Republikës së Serbisë, do ta rëndojë procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës, përkatësisht mbrojtjes së politikës serbe ne ruajtjen e Kosovës në kuadër të Serbisë. Nisur nga kjo, shpresoj se në këto momente nuk do të ketë një krizë të tillë", tha Veliq. Ndryshe, analistët politikë kosovarë mendojnë se institucionet e Kosovës duhet të vendosin më shpejt për datën e shpalljes së pavarësisë dhe të mos presin zhvillime tjera në Serbi.