Republikani John McCain ka dalë fitues në mesin e republikanëve në garën e zhvilluar në mbi 20 shtete amerikane për të përzgjedhur kandidatin në garën presidenciale të nëntorit. Rezultatet zyrtare dhe parashikimet e mediave amerikane tregojnë se senatori McCain fitoi në Arizonë, në Kaliforni, në Ilinois dhe në Nju Jork. Kështu ai vazhdon të udhëheq ndaj rivalëve Mit Romney dhe Mike Hakëbi.
Në anën e demokratëve nuk ka pasur fitues të sigurtë. Senatorja Hillary Clinton fitoi në shtetet më të mëdha, përfshirë Kaliforninë dhe Nju Jorkun, ndërsa rivali i saj kryesor, senatori Barack Obama fitoi në më shumë shtete.
Gjatë një fjalimi të saj në Nju Jork, zonja Clinton tha:
"Ne themi na e jepni ekonominë ta rindërtojmë, na jepni drejtimin e kësaj lufte që ta përfundojmë, na e jepni këtë vend për ta shëruar, na lejoni që të jemi sërish udhëheqës në botë. E di se jemi të gatshëm. Zoti u bekoftë".
Pas fitores në Arizonë, zoti McCain tha:
"Megjithëse asnjëherë nuk i kam nënvlerësuar garuesit me më pak gjasa, mendoj se sonte ne duhet ta përdorim shprehjen se ne jemi në ballë të garës së kandidimit për president të Shteteve të Bashkuara nga partia republikane".