Ndërlidhjet

TOKIO


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha se "statusi final i Kosovës është themelor për paqen dhe stabilitetin në rajon".
Këto komente ai i bëri gjatë një konference me gazetarë në Tokio të Japonisë, ku ndodhet për vizitë.
"Kosova është në qendër të krizës në Ballkan", tha Berisha dhe shtoi se "Kosova është rast unik, unik në historinë e saj, por po ashtu edhe nga pikëpamja juridike".
Ai u shpreh se "Shqipëria do ta njohë Kosovën, por në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara".
XS
SM
MD
LG