Ndërlidhjet

KABUL


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice dhe sekretari i Jashtëm britanik Dabid Milliband kanë mbërritur në Kabul në një vizitë të papritur në Afganistan. Vizita e tyre bëhet në kohën kur Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe i kanë shpeshtuar thirrjet vendeve anëtare të NATO-s që të dërgojnë më shumë trupa në Afganistan, sidomos në pjesën jugore të vendit.
Afganistani do të jetë temë diskutimi edhe në samitin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s që sot mbahet në Vilnius të Lituanisë. Në takimin dy ditësh pritet të diskutohet edhe prania e NATO-s në Kosovë.
XS
SM
MD
LG