Ndërlidhjet

BERLIN


Madona dhe Rolling Stones janë në mesin e yjeve që marrin pjesë në festivalin e Filmit, i cili hapet sot në Berlin. Festivali i përvitshëm do hapet me premierën botërore të filmit "Shine a light", një dokumentar i regjisorit Martin Scorsese, që bën fjalë për veteranët e një grupi muzikor britanik.
Gjatë 11 ditëve të festivalit, debutimi regjisorial i Madonës do të bëhet me filmin "Filth and Ëisdom".
Vepër tjetër që do të shfaqet është dhe filmi me temë nga muzika "Heavy Metal in Baghdad". Filmi bën fjalë për një grup muzikor irakian, i cili u largua në Turqi pasi kishte pranuar kërcënime me vdekje.
XS
SM
MD
LG