Ndërlidhjet

MYNIH


Ka filluar punimet në Mynih të Gjermanisë konferenca për Politikat e Sigurisë ku marrin pjesë zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë nga bota.
Fjalimin hapës këtë vit e mbajti kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i cili foli për sfidat e sigurisë me të cilat përballet vendi i tij.
Erdogan përsëriti se vendi i tij do vazhdojë sulmet kundër rebelëve kurdë në veri të Irakut deri në fitore.
Në sesionin e vjetshëm të kësaj konference presidenti rus Putin akuzoi perëndimin se po nxit një luftë të re të ftohtë.
Këtë vit Putini nuk do marrë pjesë. Rusia do përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Sergei Ivanov. Administrata amerikane do përfaqësohet nga shefi i Petnagonit Robert Gates.
XS
SM
MD
LG