Ndërlidhjet

PRISHTINË


Masakra e 44 shqiptarëve të Kosovës nga forcat e sigurisë së Serbisë para nëntë vitesh është ngjarje që përkujton se përse Kosova e meriton pavarësinë, tha ish diplomati amerikan, William Walker, që pat kryesuar Misionin Verifikues të atëhershëm në Kosovë.
"Raçaku sigurisht nuk ishte një incident i izoluar"; tha Walker dhe shtoi se gjërat e këtilla "ndodhnin në mbarë Kosovën". Agjencia Rojters mëtutje raporton se Walker ka thënë se "pas asaj që kam parë në 6 apo 7 muajt e qëndrimit në Kosovë, nuk mund ta imagjinoj se si populli i Kosovës do të mund të pranonte çfarëdo shkalle të kontrollit nga Beogradi".
XS
SM
MD
LG