Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga një sulm vetvrasës në një në treg në Irakun qëndror janë vrarë 23 persona dhe plagosur 25 të tjerë. Shpërthimi ka ndodhur në fshatin Jathreb, rreth 75 kilometra në veri të Bagdadit. Kjo ndodhi në zonën e provincës Salaheddin, ku ushtarët e Shteteve të Bashkuara dhe ata irakianë po ndërmarrin aksione madhore kundër pjestarëve të Al-Kaidas në Irak.
Më herët ushtria e Shteteve të Bashkuara ka thënë se 15 persona janë vrarë, shumica prej tyre kryengritës, janë vrarë gjatë përleshjeve me njesitë lokale të sigurisë në veri të Irakut.
XS
SM
MD
LG