Ndërlidhjet

DILI


Presidenti i Timorit Lindor Jose Ramos-Horta është dërguar për trajtim mjekësor në Australi pasi u plagos në shtëpinë e tij në kryeqytetin Dili. Laureati i Çmimit Nobel për Paqe u qëllua me të paktën dy plumba në stomak dhe një në krah.
Në sulmin u vra roja e tij, ndërsa humbi jetën edhe Alfredo Reinado, një oficer rebel, i cili ndodhej në arrati që kur iku nga burgu në vitin 2006.
Personat e armatosur sulmuan edhe autokolonën e kryeministrit Xanana Gusmao, por ai nuk u lëndua. Gusmao i quajti incidentet përpjekje për grusht shteti.
XS
SM
MD
LG