Ndërlidhjet

UASHINGTON


Tom Lantosh kreu i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, është ndarë dje nga jeta në moshën 80 vjeçare. Kongresmeni Lantosh, i lindur në një familje hebreje në Hungari, ishte i mbijetuar i Holokaustit.
Lantosh ishte mbrojtës i paepur i popujve të persekutuar në mbarë botën, dhe mbështetës i zëshëm i transmetuesve ndërkombëtarë si Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë. Fjalët e tij edhe sot nuk e humbin fuqinë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe dënimin e atyre që abuzojnë me këto të drejta.
Tom Lantosh ishte një ndër mbështetësit e hershëm të pavarësisë së Kosovës në Kongresin amerikan.
XS
SM
MD
LG