Ndërlidhjet

NJU JORK


Serbia ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për nesër, për të diskutuar për paralajmërimet për deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ambasadori i Serbisë në OKB, Pavle Jevremoviq në letrën drejtuar kryesuesit të Këshillit të Sigurimit tha se kjo deklaratë do të paraqiste shkelje të rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. Ambasadori i Rusisë, Vitaly Churkin e ka mbështetur këtë kërkesë të Serbisë. Pritet që Këshilli i Sigurimit për këtë kërkesë do të diskutoj sot, kanë thënë diplomatët e Këshillit të Sigurimit, raporton agjencia Asoshieted Pres.
XS
SM
MD
LG