Ndërlidhjet

UASHINGTON


Senatori demokrat, Barack Obama dhe ai republikan, John McCain arritën edhe një sukses në garën për nominim për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Zoti Obama bindshëm mundi senatoren Hillary Clinton në Virgjinia, Merilend dhe Uashington, në zgjedhjet e demokratëve.
- Kur ta bëhem i nominuari, do të ofroj zgjedhje të qartë. John McCain nuk do të jetë në gjendje të thotë se unë ndonjëherë e kam mbështetur këtë luftë në Irak pasi unë e kundërshtova atë prej fillimit", tha mbrëmë vonë zoti Obama, para përkrahësve të tij në Viskonsin.
Në garën e republikanëve votimet nuk kishin dallime të mëdha, por megjithatë në të tri shtetet e përmendura triumfoi senatori McCain, para rivalit të tij, Mike Huckabee.
- Ne nuk e dimë ende saktësisht se kush do të ketë nderin që të jetë i nominuari i Partisë Demokratike për president, por e dimë se secili kandidat i tyre kah do ta udhëheqë këtë vend. Ne nuk do t'i lejojmë ata ta bëjnë këtë, tha zoti McCain, para mbështetësve të tij në Virgjinia.
XS
SM
MD
LG