Ndërlidhjet

UASHINGTON


Punonjësit e Radios Evropa e Lirë kanë shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së anëtarit të Kongresit amerikan, Tom Lantosh, duke theksuar se "bota ka humbur një humanist të madh". Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Jeffry Gedmin tha se "për dekada, Radio Evropa e Lirë dhe kongresisti Lantosh kanë qëndruar së bashku kundër diktatorëve duke u thënë fjalën atyre, që nuk kanë mundur të flasin". Me fjalën e tij të drejtëpërdrejtë, i ndjeri Lantosh ka folur shpeshherë në valët e Radios Evropa e Lirë, duke u shprehur për shkeljet e të drejtave të njeriut në Rusi, për gjendjen e vështirë të minoritetit në Rumani, për persekutimet e turqëve në Bullgari ose të shqiptarëve në Serbi, tha zoti Gedmin.
XS
SM
MD
LG