Ndërlidhjet

UASHINGTON


I dërguar amerikan për Kosovës Frank Wisner ka vlerësuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës do të jetë "fundi i drejtë i luftës brutale" dhe "copëza e fundit e mozaikut jugosllav".
Wisner ka thënë se me shpalljen e pavarësisë, "do të bëhet puna e duhur, do të sqarohet situata politike dhe Kosova do të vazhdojë jetën e saj".
Sipas tij, problemi i radhës mund të jetë reagimi i Serbisë ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në Serbi sot nuk ka lider politik që do të thotë: "Historia është histori, faqja është kthyer, të vazhdojmë jetën", ka thënë Wisner.
"Kosova është me interes vital për Evropën. Ajo është e rëndësishme edhe për Shtetet e Bashkuara, sepse jemi përgjegjës për sigurinë evropiane. Rusia nuk ka asnjë nga këto interesa", ka thënë Wisner.
XS
SM
MD
LG