Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: Kosova drejt pavarësisë


Shtëpia e Bardhë - Uashington
Shtëpia e Bardhë - Uashington
Shtetet e Bashkuara thanë se Kosova "duhet të jetë në gjendje të ecë përpara" drejt pavarësisë me mbështetjen ndërkombëtare.
Presidenti George Bush për "një kohë të gjatë ka mbajtur qëndrmin se ata do të duhej të ecin përpara, dhe se do të duhej të mbështeten nga bashkësia ndërkombëtare në kërkimin e pavarësisë së tyre", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino. "Ky qëndrim nuk ka ndryshuar", tha Perino.
Ndërkohë, Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se serbët do ta pranojnë zgjidhjen për Kosovën dhe do të ecin përpara. Ajo u tha ligjvënësve se Shtetet e Bashkuara i ofrojnë Serbisë miqësinë e tyre.
Rice tha se Shtetet e Bashkuara e kuptojnë se çështja do të jetë jashtzakonisht e vështirë për Serbinë.
Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do debatojë sot në një seancë të mbyllur për Kosovën.
Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit e kërkuan Serbia dhe Rusia.
Ambasadori i Panamasë, Ricardo Alberto Arias, kryesues i Këshillit, tha se ministri i jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç "do të ftohet të marrë pjesë në mbledhje me kërkesë të tij".
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi në Prishtinë se "çështja e Kosovës ka dalë nga ndërtesa e Kombeve të Bashkuara".
XS
SM
MD
LG